×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqiptarja Arba Kokalari emërohet Zv.Presidente e Parlamentit Europian

    Reporteri
    18 Shtator 2019 | 20:11

    Arba Kokalari zyrtarja e lartë me origjinë shqiptare është zgjedhur si Zëvendës Presidente e Parlamentit Europian për Partitë Popullore.


    Ajo e ka bërë të ditur lajmin edhe përmes rrjeteve të sajsociale, ku deklaron se do të jetë një prej raportuesve përgjegjëse në krye të udhëheqjes së BE-së për vendin turk, Stambollin.

    Me marrjen e këtij posti Kokalari është edhe eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Europian. Arba Kokalari është pjesë e partisë së Moderuar në Suedi, vend shtet në të cilin edhe jeton prej kohësh.

    Duke qenë se forca politike ku shqiptarja bën pjesë, fitoi 17.6 % të votave bëri të mundur që katër eurodeputetë përfshirë dhe Kokalarin të shkonin në Parlamentin Europian.

    Arba Kokalari, 32-vjeç, është e para shqiptare e cila u bë eurodeputete në Parlamentin Europian. Kokalari është shqiptaro-suedeze jeton në Stokholm. Ajo ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986 dhe ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të Partisë së Moderuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!