×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shtëpia përfshihet në flakë, vdes gruaja që jetonte vetëm në Durrës

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 8:48

    Një 70-vjeçare ka mbetur e vdekur pas djegies së banesës së saj.


    Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mëngjes në Durrës, ku një grua ka humbur jetën si pasojë e flakëve që përfshinë banesën e saj.

    Paraprakisht bëhet me dije se sot, rreth orës 05:00, në lagjen nr.10, Durrës, ka rënë zjarr në një banesë në katin e dytë të një pallati, raporton Shkelulli.

    Për pasojë ka humbur jetën shtetasja D.K., 70 vjeç, e cila jetonte vetëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!