Ministria e Shëndetësisë konfirmoi viktimën e pestë nga koronavirusi në Shqipëri, por kjo doli e pavërtetë. Ai është i gjallë, por në gjendje të rëndë.
Mjeku Pëllumb Pipero ka dhënë detaje nga situata e covid 19 në vend dhe sidomos për pacientin që që u deklarua si viktima e pestë.
Pipero thotë se ai është rikthyer në jetë, por gjendja është e rëndë.
“Kemi raste të rënda dhe kemi raste shumë të rënda sikundër janë pacientët e shtruar në repartin e terapisë intensive, midis të cilëve njëri nga rastet sot në mëngjes ka bërë vdekje klinike, vdekje që zgjati relativisht gjatë por pa e humbur shpresën e personelit shëndetësor, të mjekëve reanimator për ta rikthyer atë në jetë. Fatmirësisht u rikthye në jetë por vazhdon të jetë ende rëndë”, deklaroi Pipero.
Sipas mjekut Pipero situata në shërbimin e sëmundjeve infektive është shumë dinamike.
“Në këtë situatë, në këtë lloj dinamike të zhvillimit të pandemisë në vendin tonë, të rasteve të shtuara edhe këtu tek Ne, por edhe rasteve të konfirmuara çdo ditë, vazhdoj të këmëngul e t’iu them të gjithë qytetarëve, të jenë të duruar, të qëndrojnë sa më gjatë në shtëpi dhe nëse kanë nevojë mjafton të telefonojnë në numrin 127” tha Pipero.
Sidoqoftë, Shqipëria numëron 4 persona të vdekur që ishin të prekur me koronavirus. Të gjithë kishin probleme të tjera shëndetësore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.