Vatra të reja infeksioni janë shfaqur në Fier dhe Patos me 12 të infektuar nga koronavirusi.
Një futbollist i ekipit Albpetrol është konfirmuar me Covid19.
Nuk dihet se ku mund të jetë infektuar 30 vjeçari, por dyshimet janë për në qytetin e Tiranës, ku përpara dy javësh ka dhënë provime, ndërkohë që ka luajtur bashkë me ekipin edhe në Librazhd.
Mësohet se 30 vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa 5 anëtarët e tjerë të familjes nuk kanë simptoma të sëmundjes.
Në qytetin e Fierit 11 persona janë infektuar në plazhe dhe dasma.
Prandaj autoritetet shëndetësore kanë bërë thirrje që dasmat të ndalohen edhe nëpër shtëpi dhe shezllonet të jenë pa veshje prej rrobe me qëllim që të dezinfektohen lehtësisht.
Kontaktet e të infektuarve po gjurmohen me qëllim që të zbulohen personat e tjerë me koronavirus.
Qyteti i Fierit ka gjithsej 129 të sëmurë aktivë, ndërsa ritmi i përhapjes së sëmundjes është përshpejtuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.