×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shtohen rastet e të sëmurëve në plazhet shqiptare

    Reporteri
    05 Gusht 2019 | 16:11

    Piku i sezonit turistik ka shtuar edhe fluksin e pacientëve që marrin shërbim në qendrat shëndetësore verore të vendosura përgjatë vijës bregdetare në jug të vendit.


    Shumë prej pacientëve në qendrën shëndetësore të Radhimës janë referuar në spitalin rajonal.

    Në qendrën shëndetësore në Dhërmi, e cila qëndron hapur 24 orë, paraqiten 30 deri në 40 pacientë në ditë.

    Mjekët kanë deklaruar se fundjava ka qenë e ngarkuar, por që fatmirësiht nuk ka pasur raste të komplikimeve serioze.

    Ata thonë se kryesisht kanë qenë fëmijë që kanë shfaqur probleme, por ka patur edhe të moshuar.

    Ndryshe një autoambulancë qëndron gjatë gjithë kohës e stacionuar se bashku me mjekët përkatës pranë kësaj qendre.

    Megjithë investimet e luksin në zonë ka pacientë që paraqiten nga bizneset dhe thonë se u mungojnë kutitë e ndihmës së shpejtë ndaj detyrohen të përdorin ato që kanë në automjete derisa shkojnë te mjeku./tch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!