×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shtrëngohen masat anti- Covid në Shqipëri, ndryshon ora policore

    Reporteri
    30 Gusht 2021 | 16:58

    Nga data 1 shtator ora policore në vendin tonë do të zgjatet me një orë duke nisur nga 23:00 deri në 06:00. Ky ka qenë vendimi që ka marrë sot Komiteti Teknik i Ekspertëve.


    Gjithashtu është vendosur që kush hyn në kufij të ketë pasaporte vaksinimi, test PCR brenda 72 orëve ose prove të kalimit të covid, 6 muaj pas shërimit.

    Kujtojmë se javën që kaloi Komiteti i Ekspertëve vendosi që të mbajë në fuqi këto masa anti-covid dhe mos të vendosë të tjera shtesë, ndërsa vijon thirrja për qytetarët që të vaksinohen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!