Është shtyrë dhënia e vendimit për Marjana Çmetën, e cila akuzohet për vrasje për shkak të marredhënieve familjare.
Shkak për shtyrjen është bërë mungesa në seancë e prokurorit të çështjes, Besnik Muçi, pasi është betuar ai anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese. Gjykata nuk është njoftuar ende për prokurorin zëvendësues, raporton Top Channel.
Prokuroria ka kërkuar 35 vite për Çmetën, pasi dy vjet më parë ajo dyshohet se ka helmuar dhe më pas ka mbytur vjehrrën e saj, Lirie Lami.
Në seancën e sotme ishte e pranishme Çmeta dhe ish-bashkëshorti i saj, Oltjon Lami.
Seanca e radhës, ku pritet të bëhet mbrojtja dhe të jepet vendimi, do të mbahet me 4 nëntor, ora 9:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.