Zjarri i cili përfshiu fshatin Palokastër është vënë në kontroll në orët e vona të natës. Falë ndërhyrjes së PMNZSH të Gjirokastrës flakët janë shuar, ndërsa janë djegur rreth 5 hektar kullotë.
Në këtë aksion u angazhuan 30 forca zjarrfikëse nga repartet e Gjirokastrës, Dropullit e Libohovës me 5 pesë mjete të zjarrfikëses.Po ashtu u angazhuan 20 forca të ushtrisë si edhe 20 punonjës të Bashkisë së Gjirokastrës të cilët punuan me mjete rrethanorë për të neutralizuar flakët.
Policia e Gjirokastrës ka rënë në gjurmët e tre personave të dyshuar për vënien e zjarrit ku dy prej tyre janë identifikuar dhe pritet arrestimi i tyre.
Gjithashtu mëngjesin e sotëm është arritur të lokalizohen flakët në Lunxheri , ndërsa zjarri ka shkaktuar një bilanc të rënduar të kullotave në fshatrat Qesarat, Dhoksat dhe Valare të Gjirokastrës. Në Lunxheri janë djegur 40 hektarë kullota dhe 500 rrënjë arrore, dru frutore dhe vreshtari. /abcnews/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.