×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Situata e reshjeve, mbi 100 efektivë nisen drejt Shkodrës

    Reporteri
    20 Nëntor 2022 | 22:04

    Mbi 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile janë nisur mbrëmjen e kësaj të diele drejt Shkodrës, për shkak të situatës së krijuar nga përmbytjet. Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama.

    “Mbi 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile, mjete të larta, mjete lundrimi dhe pajisje të posaçme për situata përmbytje po i shtohen skuadrës së efektivëve në Shkodër për të shtuar forcën dhe shpejtësinë e reagimit në çdo situatë problematike që reshjet mund të sjellin gjatë natës e në vijim”, shkruajti Rama në një postim në rrjetet sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!