×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama për Lulzim Bashën e Sali Berishën: S’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike

    Reporteri
    18 Dhjetor 2021 | 22:40

    Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në kampin e Partisë Demokratike.

    Ai ka shkruar në “Twitter” se nuk ka asnjë punë me këtë çështje dhe se Policia e Shtetit nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzie që po djeg PD.

    “Unë s’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre. Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë!”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!