×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Situata pas shembjes së Teatrit, Presidenti Meta thërret në takim opozitën e bashkuar

    Reporteri
    21 Maj 2020 | 9:05

    Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka thirrur në një takim opozitën e bashkuar.


    Burime për Ora News bëjnë të ditur se takimi do të zhvillohet sot në Pallatin e Brigadave në orën 9:00.

    Në takim do të jetë Partia Demokratike dhe aleatët e saj. Mësohet se në qendër të diskutimeve do të jetë situata e krijuar pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

    Presidenti Ilir Meta ka dënuar shembjen e Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar si akt barbar dhe shkombëtarizues.

    Nga ana tjetër edhe opozita ka deklaruar se do të jetë në krah të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe do të mbështesë çdo protestë qytetare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!