×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “S’jemi serbë”- policia përplaset me banorët në Velipojë, hidhet gaz lotsjellës

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 19:20

    Janë rikthyer sërish tensionet në plazhin e Velipojës, teksa policia i ka kërkuar banorëve të objekteve që kërkohen të shemben, që të largohen nga vendi i ngjarjes.


    Por sërish banorët dhe pronarët e godinave kanë kundërshtuar vendimin e IKMT-së dhe kanë lajmëruar se nuk do të largohen nga ndërtesat. Në kundërpërgjigje policia ka përdorur forcën dhe gazin lotsjellës për të larguar banorët që kundërshtojnë vendimin për prishjen e godinave të tyre.

    Një prej godinave tashmë është hedhur në tokë nga fadroma.

    Madje këtë të enjte, pronari i një biznesi i ka bërë thirrje qeverisë që të rishikojnë vendimin, pasi godina që ai zotëron është puna e 30 viteve.

    “Ju që keni ardhur këtu kishit shkuar me kapur drogën. Ju shkoni te drogë jo te mundi dhe të djersa. Kemi punuar për 30 vite dhe nuk mund të na e prishni për pesë minuta. Ne nuk jemi serbë. Jemi shqiptarë, jemi velipojanë, na janë bërë duart gjak”, tha pronari i një prej subjekteve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!