Skandal me menaxhimin e mbetjeve urbane në Durrës. Fillimi i punimeve për ekoparkun në në ish-landfillin e Porto Romanos ka krijuar kolaps me menaxhimin.
Mbetjet urbane të Durrësit ishte parashikuar të dërgoheshin në landfillin e Tiranës, por ky plan deri tani nuk po zbatohet.
Për pasojë në Durrës është krijuar kjo situatë.
Mbetjet janë hedhur buzë rrugës në zonën pranë Universitetit.
Si zgjidhje, drejtuesit lokalë kanë tentuar të dërgojnë mbetjet në Sukth e Manzë, por banorët janë ngritur në protestë dhe nuk i kanë lejuar.
Ndaj kamionet kanë mbetur të ngarkuar.
Kjo situatë ka bërë që kazanët e mbetjeve urbane në Durrës të mbeten pa pastruar, një ogur i keq ky ndërsa ka nisur sezoni turistik.
Reagon Bashkia
Bashkia e Durrësit në një reagim për mediat thotë se është në bisedime me qeverinë shqiptare për të zgjidhur përfundimisht problemin se ku do të depozitohen mbeturinat e bashkisë së Durrësit.
Po kështu bashkia e Durrësit theksion se i ka kërkuar Ministrisë së Financave një fond të posaçëm që do të bëjë të mundur depozitimin e mbetjeve në vendpozitimin më të afërt me Durrësin.