Në përvjetorin e vrasjes së Esat Pashë Toptanit, ministri shqiptar i Diasporës, Padeli Majko ka thënë se ai do të mbetet një figurë kontraverse në historinë shqiptare.
Majko ka thënë, se Toptani është është simboli i keqtrajtuesit të interesit kombëtar. Ai ka kujtuar veprimtarinë e tij në dëm të interesave të shtetit shqiptar.
“Vrasja e Esat Pashës ishte parathënie e mungesës sonë kolektive. Ai përfaqëson kufirin, ku lidershipi nga cilësi kthehet në anomali”, ka shktuar ndër të tjera ministri Pandeli Majko.
Shkrimi i plotë:
Sot (13 qershor) është përvjetori e vrasjes së Esat Toptanit i cili do të mbetet një figurë kontraverse. Ai është simboli i keqtrajtuesit të interesit kombëtar.
Esat Pashë Toptani në Luftën e Parë Botërore ishte palë me fitimtarët. Në historinë politike të shqiptarëve Esat Pashë Toptani ishte produkt i kundërshtive të interesave ndërkombëtare ndaj shqiptarëve.
Esat Pashë Toptani mbivendosi interesin e pushtetit personal mbi atë kombëtar. Ai u dënua nga pasardhësit por u ndoq në mungesën e skrupujve që ai përcoi në luftën e pushtetit.
Vrasja e Esat Pashës ishte parathënie e konfliktit politik në pluralizmin e kohës. Me vrasjen e atentatorit të tij, Avni Rustemit, u realizua përplasja e palëve që ishin bashkë në parlamentin e kohës së post-pavarësisë. Për historinë politike të Shqipërisë filloi kapitulli që opozita zhvillohej në migrim…
Varri i Esat Pashës ndodhet në varrezat e ushtarëve serbë në Francë. Ministri i Mbrojtjes të Serbisë Vulin vendosi lule në varrin e Esat Pashë Toptanit për ripohuar standartin e Begradit për miqësinë me shqiptarët.
Vrasja e Esat Pashës ishte parathënie e mungesës sonë kolektive. Ai përfaqëson kufirin, ku lidershipi nga cilësi kthehet në anomali.