Sot do të mbahet në Shkup mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Edi Rama, në një postim në llogarinë e tij në Facebook bën të ditur se në këtë mbledhje do të finalizohen një sërë marrëveshjesh e memorandumesh ndërqeveritare Shqipëri – Maqedoni e Veriut.
Sipas agjendës, parashikohet që fillimisht Rama të pritet nga homologu maqedonas Dimitar Kovačevski në një takim dhe më pas do të mbahet mbledhja ndërqeveritare në sallën solemne të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut /abcnews.al/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.