Ditën e sotme, për herë të parë në Shqipëri pritet të votohet shkarkimi i Presidentit Ilir Meta, nga detyra.
Kuvendi i Shqipërisë, do të mblidhet në orën 10;00, ku do të miratojë raportin dhe propozimin e komisionit hetimor për largimin e parakohshëm të Presidentit nga institucioni me argumentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën.
Mazhoranca, e cila mori edhe këtë nismë për shkarkimin e Metës, kërkon 94 vota pro raportit të këtij komisioni, ndërkohë nga ana tjetër Presidentinuk e ka njohur këtë nismë të mazhorancës, madje e ka cilësuar nul dhe anti kushtetuese.
Pavarësisht vendimit politik të Parlamentit, do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të thotë fjalën e fundit nëse Ilir Meta e ka shkelur rëndë Kushtetutën apo jo dhe nëse deklaratat e tij kanë pasur pasoja.
Kushtetuesja brenda një afati 3 mujor duhet të marrë vendim për ta kaluar votimin e parlamentit në seancë shqyrtuese.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.