×
  • Lajme
  • Shqipëria / Detaje

    SPAK kërkon heqjen e imunitetit për Berishën, mblidhet Këshilli i Mandateve

    Reporteri
    18 Dhjetor 2023 | 13:16

    Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin është mbledhur për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha.

    Avokati i Berishës kërkon pezullimin ose shtyrjen e seancës, deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, në të cilën kanë depozituar padinë, raporton Tch.

    Sipas tij, prokurorët e posaçëm duan të riparojnë shkeljet që kanë bërë në shkallën e parë.

    Por kjo kërkesë u hodh poshtë me votim të anëtarëve të Këshillit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!