×
  • Lajme
  • Shqipëria

    SPAK reagon për ndërprerjen e fondeve amerikane

    Reporteri
    30 Janar 2025 | 17:39

    SPAK ka reaguar pas njoftimit të ambasadës amerikane për ndërprerjen e fondeve për institucionet shqiptare.

    Në një deklaratë për mediat, SPAK thekson se është një institucion i pavarur, i cili financohet tërësisht nga buxheti i shtetit shqiptar, por vlerëson mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë si jetike për forcimin e punës së institucionit, veçanërisht në trajnimet profesionale, vizitat studimore, pajisjet teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve.

    “Jemi informuar për Urdhrin Ekzekutiv të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndaluar implementimin e programeve të asistencës ndërkombëtare.

    SPAK është një institucion i pavarur, i cili mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit. Ligji 115 i vitit 2024 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë” parashikon edhe buxhetin e miratuar për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025.

    Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), prej krijimit kanë pasur mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre përmes misioneve: OPDAT, ICITAP, DEA, FBI.

    Mbështetja e tyre është tejet e rëndësishme për fuqizimin e punës së SPAK dhe konsiston kryesisht në trajnime, vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve”, thuhet në njoftimin e SPAK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!