×
  • Lajme
  • Shqipëria

    SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar Adriatik Llallën

    Reporteri
    08 Tetor 2021 | 15:03

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, (SPAK) ka përfunduar procedurat ligjore dhe ka shpallur në kërkim ndërkombëtar emrin e ish-kryeprokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla.


    Bëhet me dije se dokumentacioni i është dorëzuar zyrës së Interpol Tiranës për të nxjerrë me të kuqe në sistemin e personave të kërkuar shqiptarë në të gjitha agjencitë e huaja ligjbatuese emrin e Adriatik Llalës.

    Kujtojmë se Llalla akuzohet për fshehje të pasurisë dhe është dënuar me dy vite burgim.

    Ish-kryeprokurorot i është lënë afat 1 javor për tu paraqitur që të kryej dënimin, edhe pse nuk është paraqitur, policia i ka bërë gjithashtu kontrolle në banesë dhe nuk e ka gjetur gjithashtu.

    Tashmë u ngelet në dorë autoriteteve ndërkombëtare, nëse e identifikojnë jashtë kufijëve të Republikës së Shqipërisë ta ndalojnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!