Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka vendosur ditën e sotme të zgjasë me një muaj hetimet për ish-gjyqtaren e Krujes, Enkeleida Hoxha.
“Zgjatjen e afatit të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.102/2 të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve nën hetim ENkeleida Hoxha, Aldo Tabaku, Manuela Mallkuçi, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj, Isuf Tanuzi, Bledar Petani, Sajmir Petani dhe Altin Skëndera, për një periudhë një mujore, nga data 05.08.2021 deri në datë 05.09.2021”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu SPAK njofton se afatet hetimore janë zgjatur edhe për të pandehurit e tjerë, Aldo Tabaku, Isuf Tanuzi, Trëndafile Fagu, Migena Skënderin.
Nga ana tjetër në njoftim bëhet me dije se, SPAK ka vendosur të zgjasë me 6 muaj hetimet për mjekun e arrestuar të QSUT, Edvin Prifti, si pjesë e arrestimeve në Gjykatën e Krujës, nën akuzën e korrupsionit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.