Ish-deputeti i Partisë Socialiste në Shqipëri, Spartak Braho, ka folur rreth emërimit të Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit duke thënë që në krye do duhej të ishte një shtetas shqiptar.
Braho i ka uruar punë të mbarë Vlora Hysenit por e kundërshton emërimin e saj në krye të SHISH për shkak të parametrave ligjor.
“Unë pata një prononcim ligjor në të cilin e kundërshtoj emërimin për shkak të parametrave ligjor që unë sot e kësaj dite mbaj qendrimin, Shefi i shërbimit Informativ duhet të jetë shqiptar 24 karatë. është shef i shërbimit, janë të gjitha sekretet. Vendin duhet ta dojë me shpirt. Ajo mund të jetë vajzë, grua shumë e mirë, por thonë se është edhe shtetase kosovare edhe shtetase shqiptare”, është shprehur Braho në Euronews, përcjell Reporteri.net.
Tutje ai përmendi se Ligji thotë se në krye të kësaj detyre duhet të jetë një shqiptar.
Ligji thotë fjalë për fjalë që shefi i zbulimit duhet të jetë shtetas shqiptar. Është ecur me logjikën që deri sa është shtetas shqiptar edhe shtetasit kosovarë nuk përjashtohen. Do e shikojmë në punë e sipër, i urojmë punë të mbarë”,-tha Spartak Braho.
Më 3 prill, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dekretoi emërimin e Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit, dekret I cili hyri në fuqi menjëherë. Vlora Hyseni ka shërbyer në në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës në Kosovë që nga dhjetori i vitit 2020 e më pas u shkarkua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti./Reporteri.net./
Bajram Begaj dekreton Vlora Hysenin si kryespiune të Shqipërisë