Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka komentuar lajmin e bujshëm se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur “non grata” ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe familjen e tij.
Ngjela u shpreh se një gjë të tillë e kishte paralajmëruar, por që media i ishte hedhur në kokë. Sipas tij, tani filloi lufta anti-korrupsion.
“Kanë shkatërruar Shqipërinë në 30 vjet. Kjo mbase nuk i intereson SHBA, por i intereson popullit shqiptarë. Kjo ishte e njohur, por kur do fillonte. Edhe manovra ushtarake në Shqipëri, nuk është e rastësishme.
Përse mendoni se Amerika është e indinjuar nga familja Berisha, nga çështja e Gërdecit, nga çështja e kompleksit Partizani apo për kompaninë e Boronicave. Ato janë faktet e arrestit, të “non grata”-s. Ka edhe diçka tjetër që ka pasur dhe një tendencë për destabilizim në Shqipëri, që kërkonin ta bënin këta. Ushtria nuk ka ardhur kot”, tha Ngjela për Top News.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.