×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Spiropali i bën kosh Ramës

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 22:55

    Rastësi fatlume e quan ministrja Elisa Spiropali një kosh që ka bërë sot nga palestra e një prej shkollave të rindërtuara nga e para në Vorë. E dukshme që ministrja nuk është profesioniste e fushës, siç kryeministri Rama ish basketbollist i cili ndodhej pranë saj madje dukej se edhe e këshillonte si ta mbante. Por topi sidoqoftë përfundoi në kosh.


    Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e ka postuar videon në Instagramin e saj, ndërsa për koshin që i ‘bëri’ Ramës e pyeti edhe gazetarja Ilva Tare në Euronews Albania:

    Si është kjo puna e koshit se ka bërë xhiron e rrjeteve. Çfarë ke bërë sot, i ke bërë kosh Ahmetaj dhe Ramës?

    Elisa Spiropali: E bëmë një kosh. Ishim në dy shkolla në Vorë, Marikaj dhe Ahmetaq ku janë ndërtuar dy shkolla të reja fantastike të jashtëzakonshme. Kanë dhe palestra, dhe jemi shumë të lumtur që procesi i rindërtimit po ndërton shkollat e rrënuara dhe jo me infrastrukturën që ishin por shumë më të mira dhe shumë më të forta.

    Je stërvitur tani gjatë fushatës apo?

    Elisa Spiropali: Edhe stërvitemi. Jo ishte rastësi fatlume. Edhe koshi dukej një rastësi fatlume.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!