×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Spitali i Sanatoriumit i kthehet normalitetit, pacientët Covid shtrohen vetëm tek Infektivi

    Reporteri
    18 Maj 2020 | 14:29

    Duke nisur nga kjo e hënë, spitali i Sanatoriumit, do t’i rikthehet funksionimit të tij normal, teksa i vetmir spital që do të shtrojë pacientët Covid, do të jetë ai i Infektivit.


    Lajmin e ka përcjellë Ministrja e Shëndetësisë, e cila deklaroi se spitali ‘Shefqet Ndroqi’ do të punojë tashmë për të trajtuar pacientët jo-Covid.

    STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU

    Në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, i cili nga sot nuk do të jetë më spital COVID dhe të gjitha rastet e të prekurve nga COVID19 po trajtohen në spitalin infektiv. Plani i ri-hapjes parashikon edhe rikthimin e ndërhyrjeve të planifikuara në spitale, duke vendosur qytetarin në qendër, të të gjithë shërbimeve tona të kujdesit shëndetësor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!