Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” reagoi pas ngjarjes së rëndë ku një tjetër pacient me Covid u hodh nga lartësia dhe humbi jetën.
Pasi i shprehu ngushëllimet familjes për humbjen e rëndë, stafi i spitalit shpjegon se 60-vjeçari nga Kurbini u shtrua pasditen e datës 28 nëntor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku iu kryen ekzaminimet imazherike dhe u trajtua me terapinë e plotë të mjekimit në pavijonin e urgjencës.
“Më datë 29, pacienti është transferuar në pavijonin e katit të parë (mbi katin përdhes) ku edhe ka kryer aktin e rëndë. Lidhur me arsyet që e çuan 60-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente.
Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” ka siguruar shërbimin e psikologut dhe ka shtuar masat e sigurisë”, shkruhet në njoftimin e spitalit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.