Studentët që protestojnë në Shqipëri kanë refuzuar mesazhin për dialog të kryeministrit Edi Rama, duke rrëzuar karriget e vendosura para ndërtesës së Kryeministrisë dhe duke shqyer letrat me mbishkrimin “Dialog”.
Karriget ishin vendosur nga Rama si shenjë e gatishmërisë për komunikim me protestuesit, pas deklaratave të tij se ishte i hapur për bisedime pa kushte.
Kryeministri kishte deklaruar se ishte i gatshëm të zhvillonte dialog në çdo vend dhe në çdo kohë, përfshirë edhe para ndërtesës së Kryeministrisë.
“Kush do dialog, pa kushte, ku të dojë, kur të dojë, edhe këtu po të dojë. Unë jam në dispozicion së bashku me qeverinë. Të vetmit që nuk janë të mirëpritur janë ata që bëjnë dhunë dhe ata që nuk distancohen nga dhuna”, ishte shprehur Rama.
Megjithatë, pas largimit të kryeministrit, studentët kanë refuzuar ofertën e dialogut, duke rrëzuar karriget dhe shqyer letrat me mbishkrimin “Dialog”.