Pas tri orësh protestë paqësore, studentët kanë ndryshuar kurs.

Ata kanë goditur me gurë godinën e Ministrisë së Arsimit, duke shprehur kështu rebelimin e tyre kundër qeverisë Rama.

Nga pamje shihen studentët, që shkulin pllakat e trotuarit dhe më pas i hedhin drejt godinës së ministrisë.

Reklamë

Policia ka reaguar menjëherë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit, të cilët goditën me gurë Ministrinë e Arsimit.

Kaq ka mjaftuar, që rruga të boshatiset nga protestuesit, të cilët e kanë të pamundur të qëndrojnë aty për shkak të gazit.