×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Stuhi dhe reshje shiu, anulohet koncerti i organizuar për Ditën e Pavarësisë

    Reporteri
    28 Nëntor 2021 | 19:53

    Reshjet e shiut kanë bërë që bashkia e Vlorës të anulojë koncertin që kishte parashikuar të zhvillonte me rastin e Festës së Pavarësisë.

    Bashkia thotë në mesazhin e saj se për shkak të motit jo të mirë anulohet koncerti.

    Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

    ‘Te dashur qytetare! Me keqardhje ju njoftojmë se per shkak te kushteve jo te mira te motit dhe te furtunes kemi qene te detyruar te anullojme koncertin e parashikuar per t’u zhvilluar ne oren 18.00. Faleminderit per mirekuptimin!’- njofton bashkia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!