×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Stuhi dhe reshje shiu, mbi 20 fshatra të Lezhës pa energji elektrike

    Reporteri
    30 Dhjetor 2020 | 19:04

    Moti i keq me stuhi dhe reshje shiu ka shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në zonën e Lezhës.


    Raportohet se mbi 20 fshatra të Lezhës janë pa energji elektrike. Problemet me energjinë vijojnë prej 24 orësh në njësitë administrative Kallmet, Balldren dhe Kolsh. Në këtë situatë grupet e punës së OSHE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.

    Ende nuk dihet se kur mund të rikthehet energjia elektrike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!