Policia e Vlorës ka shoqëruar ish dhëndrin e Pal Kolës, rojës që mbeti i vrarë nga breshëria e kallashnikovit në oborrin e Top Channel.
R. P. e ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Bashkë me ish-dhëndrin, u shoqërua edhe shoku i tij, A.T. Edhe ky i fundit ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen.
Shoqërimet janë bërë në kuadër të hetimeve për të zbuluar kush ishte objektiv i sulmit.
Ata janë ende në Policinë e Tiranës dhe do të qëndrojnë deri në përfundim të ekzaminimeve për të parë nëse në duart e tyre ka mbetje baruti ose jo.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës, ku disa persona qëlluan me breshëri plumbash godinën e televizionit dhe fatkeqësisht ndërroi jetë roja e sigurisë private, Pal Kola, 60-vjeç.
Nga të dhënat paraprake, autorët kanë lëvizur me një automjet tip Range Rover, i cili rezulton se është vjedhur në Shkodër. Plumbat janë derdhur në katin e parë dhe dytë të godinës si edhe në kabinën ku ndodhej roja, i cili mori një plumb dhe ndërroi jetë pak minuta pas ngjarjes.
Mjeti Range Rover u gjet më pas i djegur në Golem, brenda të cilit ndodheshin edhe dy kallashnikov./abcnews.al/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.