×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sulmi ndaj Top Channel, ministri i brendshëm: Policia e përkushtuar për të zbardhur ngjarjen

    Reporteri
    27 Mars 2023 | 10:59

    Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar në lidhje me sulmin me armë që ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës ndaj ambienteve të televizionit Top Channel, ku vdiq roja i godinës.

    Përmes një postimi në Twitter, Çuçi dënon sulmin ndaj televizionit dhe thekson se policia është e përkushtuar maksimalisht për të identifikuar dhe kapur autorët.

    “Dënoj sulmin kriminal ndaj godinës së televizionit kombëtar Top Channel. Policia e Shtetit bashkë është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët. Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe solidaritet me #TCH”, shkruan Çuçi.

    Top Channel është përballur me një situatë të rëndë mesnatën e së dielës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës nga persona ende të paidentifikuar. Roja i sigurisë, Pal Kola humbi jetën, pasi u qëllua me armë rreth orës 01:00, në rrethana ende të paqarta.

    Në autostradën e Kavajës, tek vendi i quajtur “Përroi i Agait” është gjetur një mjet i djegur tip “Range Rover”, i cili dyshohet se u përket autorëve. Sipas informacioneve, targat e mjetit rezultojnë të vjedhura.

    Policia është në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!