×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sulmohet me sende të forta biznesmeni, dërgohet me urgjencë në spital

    Reporteri
    19 Gusht 2021 | 21:55
    LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

    Një shtetas në Sarandë është dhunuar nga persona të paidentifikuar mbrëmjen e sotme.


    Burimet bëjnë me dije se një 51-vjeçar i identifikuar si Pëllumb Sejdi është dhunuar nga persona të paidentifikuar.

    Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë, në zonën e njohur si Qafë Gjashtë.

    51-vjeçari ka qenë në hyrje të biznesit të tij, një servis makinash, kur dhunuesit i janë afruar dhe e kanë qëlluar në kokë me sende të forta.

    Për pasojë Pëllumb Sejdi ka marrë plagë të mëdha në kokë dhe në zonën e shpatullës. Ai është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Sejdi mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Dhunuesit nuk janë identifikuar ende, ndërkohë që nuk dihen as shkaqet e ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!