Zbatimi i protokollit për parandalimin e përhapjes së coronavirusit në markete, supermarkete dhe dyqaneve ushqimore duket se po has probleme.
Kamerat e emsionit “BOOM” tregojnë se në pjesën më të madhe të tyre punonjësit nuk mbajnë maskat, dorezat mbrojtëse, nuk dezinfektojnë duart, apo nuk kanë vendosur xhamin ndarës mes punonjësit e klientit.
Vetë protokollin e shkel gjatë ushtrimit të kontrolleve edhe kryeinspektorja e Inspektoratit të Shtetëror Shëndetësor e cila në disa raste shfaqet pa maskë e doreza mbrojtëse.
Teksa institucionet po kontrollojnë bizneset, për shkak të moszbatimit të protokollit të parandalimit të covid 19 , Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza është kthyer në një vatër të nxehtë të përhapjes së koronavirusit.
Neglizhencën në zbatimin e protokollit e ka pranuar edhe shefi i laboratorit të mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.