×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Surpriza të tjera ju presin”, hakerat kanë një paralajmërim për qytetarët shqiptarë

    Reporteri
    05 Gusht 2022 | 23:17

    Pas sulmit kibernetik të bërë disa javë më parë në institucionet shqiptare, hakerat kanë bërë një tjetër paralajmërim.

    Përmes faqes “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, hakerat paralajmërojnë se do të nxjerrin të dhënë ta tjera sekrete të qeverisë shqiptare.

    Sipas asaj që shkruhet në “Homeland Justice” qeveria shqiptare po bën gjithçka që korrupsioni mos zbulohet, por dokumentet që hakerat pretendojnë të nxjerrin së shpejti qytetarët shqiptarë do të surprizohen.

    “Së shpejti do të jeni dëshmitarë të surprizave të jashtëzakonshme në emrin tonë… Qeveria e Shqipërisë bën gjithçka që korrupsioni i saj të mos ekspozohet. Së shpejti do të jeni dëshmitarë të surprizave të jashtëzakonshme në emrin tonë…”, shkruhet në faqen e “Homeland Justice”./Abcnews.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!