×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Surprizohet turistja numër 1 milion për muajin gusht në Shqipëri

    Reporteri
    20 Gusht 2019 | 19:47

    Shqipëria mbetet një nga destinacionet kryesore në Evropë. Shifrat e dala për turizmin këtë vit, e tejkalojnë parashikimin deri tani.


    Vetëm në muajin gusht, në Shqipëri kanë hyrë 1 milion turistë të huaj, duke shënuar kështu një shifër rekord.

    Sot në Shqipëri hyri turisti numër 1 milion, e cila ishte një vajzë nga Austria që kishte ardhur së bashku me familjen e saj për të kaluar pushimet në Sarandë.

    Me këtë rast asaj iu përgatit një surprizë e këndshme, duke u pajisur me një bluzë në të cilën shkruhej shifra e 1 milion.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një status në Facebook tha se rritja që po shënon turizmi vit pas viti, është një arsye e madhe për të besuar gjithnjë e më shumë tek ky vend dhe e ardhmja e tij, po edhe për të rritur më shumë përpjekjet tona, në çdo aspekt, si qeveri, si Bashki e si komunitete, si qytetarë e njerëz të zakonshëm të këtij vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!