×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Syri i keq mori një goditje”, Ramës i thyhet një gotë në takimin e samitit për “Open Balkan”

    Reporteri
    21 Dhjetor 2021 | 10:25

    Një incident u shënua gjatë samitit të “Open Balkan”.

    Teksa po i jepte fjalën komisionerit për zgjerimin, Oliver Varhelyi, Kryeministrit Edi Rama iu thye një gotë.

    Kreu i qeverisë nuk ngurroi që ta shpjegonte se çfarë do të thotë në Shqipëri thyerja e gotës, situatë që u prit me humor mes të pranishmëve në samit.

    “U thye një gotë… Syri i keq sa mori një goditje pa mundur që të marrë veten, kështu që është lajm i mirë për Ballkanin e Hapur”, tha Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!