×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tamponët në privat, ISHP vonon rikonfirmimin, rrezik përhapja e virusit

    Reporteri
    21 Nëntor 2020 | 18:10

    Për të mësuar nëse je i infektuar nga koronavirusi është mundim më vete. Edhe kur mendon t’i drejtohesh privatit, megjithë kostot e kripura, as aty nuk i shpëton burokracive të shtetit.


    Nëse rezulton pozitiv, analiza duhet të rikonfirmohet nga Instituti i Shëndetit Publik, pa përgjigjen e të cilit nuk hyn në sistem. Pritjet e gjata për përgjigjen zyrtare, jo vetëm çojnë dëm shpenzimin e qytetarëve, por rrisin rrezikun për përhapjen e virusit. Për shkak të vonesave të rikonfirmimit të tamponit, përgjigjja mund të dalë negative, edhe pse personi mund të jetë i infektuar.

    Veçanërisht në këtë periudhë, qytetarët po e shohin privatin si zgjidhjen më të shpejtë, ndërsa ky i fundit po shfrytëzon pandeminë për çmimet.

    Pas ankesave të qytetarëve, laboratorët pirvatë unifikuan çmimin e analizave për Covid-in. 8500 lekë të rinj kushton kryerja e tamponit dhe më pak se gjysma e kësaj vlere testi serologjik. Për një familje me 5 anëtarë, vetëm kryerja e tamponit kushton mbi 40 mijë lekë të rinj, pa llogaritur analizat e tjera.

    Ky dimër në pandemi do të jetë i vështirë jo vetëm për shëndetin, por edhe për xhepin e qytetarëve, të cilët duhet të përballojnë me sakrifica sëmundjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!