Tërmetet në Shqipëri po vazhdojnë prej gati një jave, dhe i fundit është ndjerë në qytetin tjetër bregdetar, Vlorë.
Sipas matësve, tërmeti që u ndje sot kishte magnitudë 3.4, shkruan Reporteri.net.
Konfirmohet se lëkundja u ndje afër Orikumit, zonë e njohur turistike në qytetin e Vlorës.
Sidoqoftë, nuk raportohet për dëme në ndonjë ndërtesë, pasi lëkundja mësohet të ketë qenë më e thellë se tërmetet e kaluara.
Ndryshe, Shqipëria akoma është duke u marrë me dëmet që ka shkaktuar tërmeti në Durrës dhe Thumanë, që solli 51 të vdekur dhe qindra të lënduar./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.