×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Të dhënat zyrtare, 1,1 milionë myslimanë në Shqipëri

    Reporteri
    28 Qershor 2024 | 13:55

    Janë publikuar të dhëna interesante nga censi i popullsisë, sipas të cilit në Shqipëri jetojnë 2 402 113 banorë.

    Një nga pyetjet e censit ishte edhe përkatësia etno-kulture, ku 23 mijë 485 persona janë përgjigjur që janë grekë, egjiptian 12.4 mijë, romë 9.8 mijë, bullgarë 7.1 mijë, boshnjakë 3 mijë arumunë 2.5 mijë.

    Ndërkohë, sa i përket besimit fetar, 4 përqind janë përgjigjur se janë ateistë, 1.1 milionë myslimanë, katolikë 202 mijë, ortodoksë 174 mijë, bektashinj 116 mijë.

    Ishte parashikuar që Censi i Popullsisë dhe Banesave që u zhvillua vjet, të publikohej në 19 qershor, por më pas u shty pa dhënë një motiv. Mirëpo, kjo vonesë për opozitën ka qëllime të fshehura. Sipas tyre, e gjitha bëhet për të fshehur rënien e popullsisë, madje nuk munguan as akuzat për falsifikim të të dhënave.

    Censi i fundit i realizuar në Shqipëri ka qenë në 1 tetor 2011, ku popullsia e Shqipërisë ishte 2 821 977 banorë, pra përgjatë këtyre viteve ka pasur një tkurrje, me të paktën 400 mijë persona. Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 është Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923./A2cnn

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!