Pamjet që po shikoni vijnë nga Korça aty ku koncerti i Goran Bregoviç është kthyer në një rrëmujë. Qytetarët janë trembur e janë larguar pasi persona ende të paidentifikuar kanë hedhur gaz lotsjellës në turmë.
Gra e fëmijë largohen me shpejtësi, ndërkohë që në sfond dëgjohen edhe të qara fëmijësh. Një djalë kërkon llogari nga efektivët.
“Çfarë kontrolli keni bërë more, çfarë kontrollo keni bërë?”- thotë ai duke ju drejtuar uniformave blu.
Ardhja e Bregoviç në Korçë pritej të sillte dhe konflikte e trazira. Shumë qytetarë e artistë kërkuan që ky koncert të mos zhvillohej, por nuk ia arritën qëllimit. Korça sot ishte blinduar nga forca të shumta policie, që siç duket nuk kanë mjaftuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.