×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Të shtëna me armë në lokalin e Noizyt, plagoset një politikan

    Reporteri
    16 Maj 2022 | 14:41

    Ardit Kërtusha, ish-kandidat për kreun e PS në Durrës ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

    ABC mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lokalin e reperti të njohur Noizy që ka në bregdetin e Durrësit.

    Mësohet se ai u plagos në këmbë pas një konflikti çasti.

    Sipas policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta. Kërtusha ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende si ka nisur sherri dhe se kush është autori i të shtënave me armë.

    Ndërkohë vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!