×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Të shtëna me armë në Tiranë, policia jep detaje mbi ngjarjen

    Reporteri
    16 Prill 2025 | 22:25

    Mbrëmjen e sotme është raportuar për të shtëna me armë zjarri pranë Digës së Liqenit. Fillimisht u raportua për persona të plagosur, por më pas u sqarua se ka patur vetëm përleshje fizike, dhe se është qëlluar në ajër.

    Në një lokal pranë digës së Liqenit kanë qenë të ulur shtatë persona, dhe dy prej tyre kanë nisur të debatojnë.

    Më pas sherri ka degraduar në përleshje fizike, dhe njëri nga persionat e përfshirë në sherr ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në ajër.

    Aktualisht nuk raportohet për asnjë të plagosur, ndërkohë që as në spital nuk ka sinjale që dikush mund të ketë shkuar për ndihmë mjekësore.

    Ka qenë një telefonatë në komisariat e cila ka vënë në lëvizje policinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!