Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Vlorë.
Abc News raporton se ngjarja ka ndodhur në plazhin e Zvërnecit.
Sipas këtij mediumi pas një konflikti mes disa personave, njëri prej tyre ka qëlluar në ajër.
Për pasojë nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, pasi kanë marrë njoftimin për të shtëna.
Mësohet se autori që ka qëlluar ka qenë në lëvizje me motor dhe është larguar menjëherë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve, ndërsa vijon kontrollet për kapjen e 42 vjeçarit si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.
Njoftimi i policisë:
Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Më datë 22.07.2021, në Zvërnec, Vlorë, shtetasi L. RR., rreth 42 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin e autorit të dyshuar.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën për kapjen e 42 vjeçarit si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
https://www.youtube.com/watch?v=ElAeFdEWsDo
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.