×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Të shtëna me kallashnikov në Lezhë, kapen dy të rinjtë që terrorizuan banorët

    Reporteri
    30 Dhjetor 2020 | 9:49

    Dy të rinj nga Milot, kanë terrorizuar banorët e një fshati në Lezhëm duke qëlluar me kallashnikov në ajër.


    Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gajush, ndërsa policia ka bërë arrestimin e 19 vjeçarit dhe 29 vjeçarit.

    Njoftimi i policisë:

    Shërbimet e DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se në fshatin Gajush, Lezhë, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Policia njofton se u bë i mundur identifikimi në kohë reale i 2 shtetasve që kishin qëlluar me armë zjarri në ajër.

    Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Gajushi”, si rezultat i të cilit u bë kapja e arrestimi i personave të dyshuar:

    -R. H., 19 vjeç dhe S. H., 28 vjeç, banues në Milot, Kurbin.

    Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. H. dhe ambientit përreth saj, gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar në ajër, të cilën ky shtetas e kishte fshehur në një depozitë uji në banesën e tij.

    Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës së shtetasit S. H., ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me një krehër dhe fitil zjarrpërcjellës.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje ” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike./ Gazeta SHQIP

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!