Gjykata Kushtetuese ka pranuar të administrojë si provë vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për prishjen e Teatrit Kombëtar.
Ndërsa ka tërhequr vëmendjen palëve për mosrespektimin e afateve për sjelljen e akteve të kërkuara prandaj Gjykata Kushtetuese ka vendosur që seanca e sotme për çështjen e Teatrit Kombëtar të vijojë nesër, 16 qershor në orën 10:00.
Avokatja e Aleancës për Teatrin Adriana Kalaja e quajti arritje faktin që Gjykata pranoi ta administrojë si provë vendimin e KB Tiranë.
“Vendimi i Këshillit Bashkiak sot u pranua të bëhet pjesë e procesit kushtetues, duke zgjidhur një herë e përgjithmonë papajtueshmërinë me Kushtetutën dhe i presim rrugë nesër një padie për ta zgjidhur këtë çështje në Gjykatën Administrative. Sot Gjykjata Kushtetuese konfirmoi se është çështje e karakterit kushtetues. Jemi të bindur se në fund të gjykimit do na japë të drejtë”.
Gjithashtu avokatja Kalaja u shpreh se janë bashkuar me presidencën për shtimin e objektit të kërkimit pasi çmojnë se VKM- ja e transferimit të pronës nuk ka përfunduar në momentin e transferimit të pronës.
Bledar Dervishaj këshilltar ligjor i Presidentit është shprehur se nuk janë administruar të gjitha provat që kërkoi kreu i shtetit. “Mungonin 60% e dokumentevce të kërkuara”