×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Teksa i gjithë vendi është në karantinë, aksidentohen dy të rinjë në Tiranë

    Reporteri
    17 Prill 2020 | 20:33

    Teksa i gjithë vendi tashmë ka hyrë në karantinë për dy ditë, 2 të rinj kanë pësuar aksident në një prej rrugëve të Kamzës (Tiranë).


    Policia njofton se në aksident janë përfshirë dy shtetas 25 dhe 30 vjeçar, të cilët janë përplasur mes tyre me makina. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Donald Trump”.

    Njoftimi i plotë:

    Më datë 17.04.2020, rreth orës 18:20, në Kamëz, në rrugën “Donald Trump”, është përplasur mjeti me drejtues shtetasin B.K., rreth 30 vjeç, me mjetin me drejtues shtetasin F.M., rreth 25 vjeç.

    Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi B.K., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!