×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Teliti reagon ndaj Ahmetaj: Paratë do i dërgojmë tek biznesi i ndershëm

    Reporteri
    30 Janar 2021 | 20:06

    Shefi i kabinetit të Lulzim Bashës, Dorian Teliti i është përgjigjur reagimit të Ministrit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, i cili shprehu pakënaqësinë e tij për programin ekonomik të Partisë Demokratike.


    Ahmetaj analizoi disa prej premtimeve të demokratëve, ku tha se është flluskë boshe dhe falimenton shtetin.

    Ndërkaq në postimin e tij, Teliti sqaroi skemën që do ndiqet për zbatimin e taksës së sheshtë.

    Reagimi i plotë:

    Pergjigje per Ahmetaj.

    1. Me taksen e sheshte 9% mbi pagat te gjithe te punesuarit do te paguajne me pak sesa sot (13-23%), pasi ne do te ruajme FASHEN EKZISTUESE te perjashtimit te 30 mije lekshit te pare. Cdo biznes i madh me taksen e sheshte 9% mbi fitimin do kete me shume para per investime e hapje vendesh te reja pune (jo thjesht formalizime si keto 8 vite te zymta per ekonomine shqiptare).

    2. Jemi PRO RINDERTIMIT, por KUNDRA ABUZIMIT, pasi nje grusht njerezish afer qeverise po marrin pa gare cdo tender.

    3. Ne do t’i ulim ne 18% sigurimet shoqerore, do ulim edhe cmimi e karburantit, pasi parate qe sot i coni per PPP e per mobilime zyrash, ne do t’i cojme te biznesi i ndershem i ketij vendi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!