Në Shqipëri, do të vijojë depërtimi i mëtejshëm i masave afrikane, duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë orëve të paradites, por pasditja do të sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, ku më dukshme vranësirat do të jenë në zonat juglindore të vendit.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta, si në mëngjes edhe në mesditë, duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në Ersekë 12°C, ndërsa maksimalja pritet në zonat Jugore dhe qendrore deri në 40°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor.
Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.