×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Temperaturat e ulëta shkaktojnë ngrica në rrugët e Kukësit

    Reporteri
    07 Janar 2020 | 13:54

    Edhe pse 24-orëshi i fundit mund të cilësohet si dita më e ftohet e kësaj jave të parë të vitit 2020, në qarkun e Kukësit të gjitha akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme.


    Burime nga Policia rrugore në Kukës bëhet e ditur se konkretisht në disa akse malore ka patur prezencë të lartë akulli.

    Robert Ibrahimi, Shef i Policisë Rrugore Kukës thotë për Report Tv se patrullat e policisë kanë porositur të gjithë drejtuesit e mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe të përdorin zinxhirë në akset problematike.

    “Përdoruesit e rrugës janë këshilluar për të mbajtur paisjet shtesë për të pasru goma dimërore dhe zinxhirë. Tek rrugët Kukës – Shën Mëri dhe Rruga nga Kukëis në Shishtavec. Ka patur policië duke porositur drjetuesit të ecin kujdesshëm duke mos bërë monovra të gabuar” tha Ibrahimi, raporton shqiptarja.com.

    Sipërmarrësit e mirëmbajtjes së rrugëve kanë punuar gjatë gjithë kohës për hedhjen e kripës dhe pastrimin e rrugëve duke i mbajtur të qarkullueshme. Edhe rruga e Kombit është mbajtur nën monitorim të vazhdueshëm dhe trajtim me kripë për eliminimin e ngricave.

    “Kemi kontaktuar me kontraktorin për çdo rrugë për të mirëmbajtur rrugën, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e makinerive si borëpastrueset e fadromat.” ka thënë më pas shefi i policisë rrugore Robert Ibrahimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!