×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tensione në PD, në pritje të Sali Berishës, mbështetësit e tij mbërrijnë tek selia e partisë

    Reporteri
    18 Dhjetor 2021 | 20:40

    Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë mbërritur në oborrin e Partisë Demokratike. Berisha ka njoftuar një konferencë për mediat në selinë blu.

    Konferenca e Berishës u njoftua fillimisht për në orën 20:00, por më pas u shty. Në seli ndodhet po ashtu edhe Lulzim Basha, i cili po zhvillon mbledhje kryesie.

    Konferenca e Berishës u njoftua fillimisht për në orën 20:00, por më pas u shty. PD e ndarë në dy kampe pati sot gjithashtu dy zhvillime. Në njërën anë Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Lulzim Basha dhe nga ana tjetër referendumi për shkarkimin e kryetarit aktual organizuar nga Sali Berisha dhe grupi për Rithemelimin.

    Të dyja palët i cilësojnë si nul vendimet që e njëra-tjetrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!